Portugalia dhe Gjermania do të takohen në xhiron e dytë të fazës së grupeve në kuadër të Euro 2020, më saktësisht në Grupin F.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Allian Arena’ të Bayern Munichut.
Për këtë sfidë, portugezët do të jenë vetëm pa Joao Cancelon që ende nuk është shëruar nga coronavirusi.
Në anën tjetër, Die Manschaft do të ketë mungesa si Jonas Hofmann dhe Lukas Klostermann, që janë të lënduar, me Leon Goretzkan, Matthias Ginter dhe Serge Gnabry që janë në dilemë.
Analizë
Portugalia
Pep pritet që të jetë sërish ën formacionin shartues ndaj Gjermanisë, duke u mbështetur te përvoja e tij.
Portugalia mposhti Hungarinë të mërkurën në fitore në minutat e fundit të takimit, derisa nuk pritet ndryshime të mëdha në formacion.
Trajneri Fernando Santos kërkon nga lojtarët e tij që të bëjnë presion mbi Gjermaninë, në mënyrë që të fitojnë takimin.
William Carvalho me gjasë nuk starton në këtë takim, me Ruben Neves, Joao Moutinhon dhe Reanto Sanches që mund ta nisin sfidën nga minuta e parë.
𝗣𝗥𝗘𝗣𝗔𝗥𝗔𝗗𝗢𝗦! 👊 A Seleção fez o último treino antes do jogo com a Alemanha! #VamosComTudo pic.twitter.com/xdr7qTtWIU
— Portugal (@selecaoportugal) June 18, 2021
Gjermania
Matthias Ginter është në dilema që të paraqitet për gjermanët, pasi u largua nga takimi me Francën për shkak të një lëndimi. Emre Can me gjasë do të startojë.
Lukas Klostermann është jashtë fushe për disa javë, pas një lëndimi të pësuar gjatë stërvitjeve.
Antonio Rudiger do të luajë edhe në këtë takim, edhe pse kishte kafshuar Paul Pogban në humbjen 1-0 të Gjermanisë.
Gjermanët me gjasë mund të presin rikthimin e Leon Goretzkas në takimin përballë Portugalisë.
🇵🇹🆚🇩🇪
📰➡️ https://t.co/9iJfpe5NZN#PORGER #EURO2020 #GER #DieMannschaft pic.twitter.com/XbUAizW38H
— DFB-Team (@DFB_Team) June 19, 2021
Statistika
Portugalia është e pamposhtur në 22 nga 23 takimet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).
Gjermania ka fituar katër takimet e fundit ndaj Portugalisë në të gjitha garat.
Portugalia ka mbajtur portën e paprekur në tre takimet e fundit (Kampionati Evropian).
Portugalia ka shënuar mbi 2.5 gola për ndeshjen në gjatë nga shtatë takimet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).
Portugalia ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë takimet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).
Parashikimi: Portuglia pritet të fitojë me vetëm një gol dallim ndaj Gjermanisë.
Formacioni i mundshëm i Portugalisë: Patricio, Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro, Sanches, Pereira, Silva, Fernandes, Jota, Ronaldo.
Formacioni i mundshëm i Gjermanisë: Neuer, Rudiger, Hummels, Can, Gosens, Kroos, Goretzka, Kimmich, Werner, Sane, Muller. /Telegrafi/