Tottenham Hotspurs do të mundohet të përmbys deficitin prej një goli në Amsterdam Arena.
Ajax do të jetë nikoqir i skuadrës londineze të Tottenhamit dhe do të përpiqet të menaxhojë fitoren e takimit të parë prej 1-0.
Në ndeshjen e parë, Spursat nuk arritën të përballonin kundërshtarët e tyre të rinj dhe të gjallë gjersa kishin edhe mungesa të theksuara.
E diela e kaluara tregoi se Ajaxi mund të fitoj tri trofe të ndryshëm pasi tashmë kanë arritur në finalen e Kupës Holandeze dhe në renditjen kampionale kanë një pikë më tepër se PSV-ja.
Theksojmë se ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin Johan Cryuff dhe pritet të startojë në ora 21:00.
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone, De Jong, Ziyech, Van de Beek, Neres dhe Tadic.
Tottenham: Lloris, Trippier, Vertonghen, Alderweireld, Rose, Wanyama, Sissoko, Alli, Eriksen, Son dhe Lucas. /Telegrafi/