Telegrafi

Formacionet Betis-Madrid, kush janë të përzgjedhurit e trajnerëve

Real Madridi do të përpiqet që të rimarrë kreun në ndeshjen që e zhvillon në udhëtim te Real Betisi.

Në shtatë javët e para në La Liga, Los Blancos kanë regjistruar katër fitore dhe tri barazime dhe duan që të qëndrojnë në krye të tabelës.

Ekipi i Zinedine Zidane ka përballë skuadrën e Gustavo Poyet që do të përpiqet të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve për të nxjerrë rezultat pozitiv.

Me dy fitore, dy barazime dhe tri humbje, Betis aktualisht mban vendin e 14-të në tabelë.

Skuadra bazë e Real Betisit: Adán, Piccini, Mandi, Pezzella, Durmisi, Petros, Martin, Brasanac, Joaquín, Alegría dhe Castro.

Skuadra bazë e Real Madridit: Navas; Carvajal, Pepe, Varane, Marcelo; Kroos, Kovacic, Isco; Bale, Ronaldo, Benzema.

/Telegrafi/