Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Unitedi kërkon ta festojë me fitore ndaj Baselit kthimin në LK

Manchester Unitedi është nikoqir i Baselit në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq kthehen në elitën evropiane të futbollit dhe natyrisht se për tifozët në Old Trafford, ky do të jetë një moment i veçantë.

Kujtojmë që skuadra e Jose Mourinhos siguroi pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane për klube, pas triumfit në Ligën e Evropës.

Ekipi zviceran ku luan Taulant Xhaka do të shpresojë që t’i bëjë ballë skuadrës së përforcuar angleze.

Trajnerët Mourinho dhe Raphael Wicky kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat, të cilëve u besojnë më shumë për këtë takim.

Në Grupin A bëjnë gara edhe Benfica dhe CSKA Moska.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: : De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Blind; Matic, Pogba; Mata, Mkhitaryan, Martial; Lukaku.

Formacioni startues i Baselit: Basel: Vaclík, Lang, Zuffi, Wolfswinkel, Steffen, Suchý (C), Balanta, Elyounoussi, Riveros, Xhaka, Akanji.

/Telegrafi/

Exit mobile version