Telegrafi

Formacionet bazë të duelit mes Anglisë U21 dhe Shqipërisë U21

Anglia U21 është nikoqir i Shqipërisë U21 për kualifikimet në kuadër të Kampionatit Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:25 në stadiumin ‘ Molineux Stadium’.

Anglia U21 është lider i Grupit 3 me 25 pikë, dhe tashme ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Në anën tjetër, Shqipëria U21 po lufton me Austrinë U21 dhe Turqinë U21 për vendin e dytë.


Formacioni i Anglisë U21: Bursik, Wilmont, Godfrey, Kelly, Justin, Musiala, Skipp, Davies, Buchana, Odoi, Nketiah.

Formacioni i Shqipërisë U21: Molla, Marku, Selmani, Sota, Mitaj, Muci, Cokaj, Tuci, Dobra, Bullari, Xhixha.


/Telegrafi/