Telegrafi

Formacionet bazë: Roma – Atletico Madrid, një duel interesant

Roma ka një përballje të vështirë në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në Stadio Olimpico, Giallorossët janë nikoqirë të Atletico Madridit që gjithmonë është i rrezikshëm në garën evropiane.

Pritet të shihet nëse formacioni i Eusebio Di Francescos apo ai i Diego Simeones do të rezultojë më i suksesshëm në këtë takim.

Në Grupin C bëjnë gara edhe Chelsea dhe Qarabag FK.

Formacioni startues i Romës: Alisson; Bruno Peres, Manolas, J. Jesus, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Defrel, Dzeko, Perotti.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Filipe Luis; Koke, Thomas, Gabi, Saul; Vietto, Griezmann.

/Telegrafi/