Estadio Santiago Bernabeu është arena e përballjes ndërmjet Real Madridit dhe FC Sheriff, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Të dyja skuadrat kanë regjistruar fitore në takimet e tyre të para në Grupin D, Los Blancos triumfuan ndaj Interit, kurse Sheriffi ndaj Shakhtar Donetskut.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Yuriy Vernydub dhe i kanë përgatitur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Miguel Gutierrez; Camavinga, Casemiro, Fede Valverde; Hazard, Benzema, Vinicius.
Formacioni startues i FC Sheriff: Athanasiadis; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Thill, Addo; Traore, Kolovos, Castaneda; Yakhshiboev.
/Telegrafi/