Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: PSG për prestigj ndaj Celticut

Paris Saint Germaini dhe Celticu e zhvillojnë në Parc de Princes përballjen e xhiros së pestë në kuadër të Grupit B.

Klubi francez ka regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para dhe e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

(Foto: Twitter/PSG)

Skuadra skoceze është në kërkim të një vendi në Ligën e Evropës, ashtu që i nevojiten pikë.

Sido që të jetë, të zgjedhurit e Unai Emeryt konsiderohen favoritë ndaj lojtarëve të Brendan Rodgers.

(Foto: Twitter/Celtic)

Formacioni bazë i Paris Saint Germainit: Areola, Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzawa, Verratti, Rabiot, Draxler, Mbappe, Neymar, Cavani.

Formacioni bazë i Celticut: Gordon, Lustig, Boyata, Simunovic, Forrest, Brown, Ntcham, Tierny, Rogic, McGregor, Dembele.

Takimi tjetër i këtij grupi zhvillohet ndërmjet Anderlechtit dhe Bayern Munichut. /Telegrafi/

Exit mobile version