Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Portugalia dhe Italia ndeshen në Ligën e Kombeve

Portugali, Itali (Foto: Twitter/Kwese Ghana)

Italia është mysafir i Portugalisë në kuadër të Grupit 3 të ligës A në Ligën e Kombeve.

Azzurrët kanë dështuar të fitojnë në pesë ndeshjet e fundit ndaj skuadrave evropiane, prandaj kanë nevojë për një motivim të madh në këtë përballje.

Nga ana tjetër, kampioni evropian luan pa superyllin Cristiano Ronaldo, ashtu që do të jetë një sfidë interesante për të shikuar nivelin e lojës së dy skuadrave.

Italia luajti baras kundër Polonisë në ndeshjen e parë (1-1), me golin e Jorginhos që pengoi humbjen e radhës për skuadrën e Roberto Mancinit.

Sa u përket statistikave, historia është në anën e Azzurrëve, mirëpo ekipi italian aktualisht është në ngritje.

Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio, Joao Cancelo, Pepe, Ruben Dias, Bruma, Andre Silva, Bernardo Silva, Ruben Neves, William Carvalho, Mario Rui, Pizzi.

Formacioni startues i Italisë: Gianluigi Donnarumma, Domenico Criscito, Jorginho, Alessio Romagnoli, Simone Zaza, Giacomo Bonaventura, Mattia Caldara, Federico Chiesa, Manuel Lazzari, Ciro Immobile, Bryan Cristante.

Lojtarët për t’u shikuar janë qendërmbrojtësi veteran, Pepe dhe mesfushori Jorginho në anën tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version