Milani ka udhëtuar te Crotone për ndeshjen e parë sezonale në kampionatin italian të futbollit.
Rossonerët e përforcuar shumë këtë afat kalimtar do të shpresojnë që edicionin 2017/2018 në Serie A ta nisin me fitore.
Objektivi kryesor i skuadrës së Vincenzo Montellas është kthimi në Ligën e Kampionëve, mirëpo duke u bazuar në transferimet e shumta, atëherë kuqezinjtë mund të përpiqen të bëjnë diçka më shumë këtë sezon.
Sa i përket Crotones, qëllimi kryesor është që të mbetet në elitën e futbollit italian dhe këtë do të tentojë ta bëjë trajneri Davide Nicola.
Përmendim se në sezonin e kaluar, kjo skuadër ishte menjëherë mbi zonën e rënies nga liga, me vetëm dy pikë më shumë se Empoli shkoi në Serie B.
Formacioni startues i Crotones: Cordaz; Faraoni, Ceccherini, Cabrera, Martella; Rohden, Mandragora, Barberis, Stoian; Trotta, Budimir.
Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Conti, Bonucci, Musacchio, Rodriguez; Kessie, Locatelli, Calhanoglu; Suso, Cutrone, Borini.
/Telegrafi/