Telegrafi

Formacionet bazë: Manchester Unitedi favorit ndaj Derby Countyt në Kupën EFL

Derby County është kundërshtari i Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për Kupën EFL (të njohur si Carabao Cup).

Old Traffordi është arena e përballjes që zhvillohet në kuadër të raundit të tretë të kësaj kupe.

Djajtë e Kuq janë favoritë për të vazhduar në fazën tjetër kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit.

Derby bën gara në nivelin e dytë të ligave angleze (të njohur si Championship), ashtu që vështirë se mund ta befasojë Unitedin.

Jose Mourinho e ka përgatitur strategjinë e lojës, për të siguruar kualifikimin në raundin e katërt.

Formacioni bazë i Manchester Unitedit: Romero, Dalot, Bailly, Jones, Young, Herrera, Matic, Lingard, Mata, Martial, Lukaku.

Formacioni bazë i Derby Countyt: Carson, Bogle, Tomori, Keogh, Forsyth, Johnson, Mount, Bryson, Wilson, Bennett, Nugent.

/Telegrafi/