Llapi është nikoqir i Trepçës ’89 në sfidën e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Podujeva qëndron e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara.
Trepça ’89 ka grumbulluar 14 pikë në 11 xhiro të zhvilluara dhe mban vendin e gjashtë në renditje.
Formacioni startues i Llapit: Hoffman, Peposhi, Prençi, Emini, Maliqi, Shabani, Al.Ramadani, Hoti, Begolli, Sadriu, Hyseni.
Formacioni startues i Trepçës ‘89: Hyseni, Nimani, Muja, Rrahmani, Dedija, Ar.Muja, Nebiu, Ademi, M.Avdyli, L.Avdyli, Sie Bissmark.
Sfida e xhiros së 12-të ndërmjet Llapit dhe Trepçës ‘89 zhvillohet me fillim në orën 13:30. /Telegrafi/