Telegrafi

Formacionet bazë: Interi favorit ndaj Spalit

Në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A, Interi luan si mysafir i skuadrës së Spalit.

Me fitore eventuale, Nerazzurrët do të ngriteshin në pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë më pak se lideri Juventus.

Ekipi i Spal tashmë e ka të sigurt rënien nga liga vetëm pritet edhe konfirmimi matematikor.

Trajnerët Luigi Di Biagio dhe Antonio Conte i kanë gati skuadrat me të cilat do ta fillojnë këtë sfidë.

Formacioni startues i Spal: Letica; Sala, Vicari, Bonifazi, Reca; Murgia, Valdifiori, Dabo, Strefezza; Cerri, Petagna.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Candreva, Brozovic, Gagliardini, Biraghi; Eriksen; Sanchez, Lautaro.

/Telegrafi/