Telegrafi

Formacionet bazë: Interi i duhet vetëm fitorja ndaj Sampdorias, derisa shpreson në dështimin e Milanit

Interi është nikoqir i Sampdorias për takimin që luhet në kuadër të javës së fundit (38) në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, me Nerazzurët që duhet të fitojnë me patjetër dhe të shpresojnë që Milani mposhtet nga Sassuolo, për të mbrojtur titullin kampion.

Për këtë ndeshje, nuk mund të llogarisë vetëm në Roberto Gagliardinin, që është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Sampdoria do të jetë pa Gabbiadinin që po ashtu është i lënduar dhe Colley që ka karton të kuq.

Formacioni startues

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez.

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Ferrari, Yoshida, Augello; Candreva, Rincon, Vieira, Thorsby; Sabiri; Caputo. /Telegrafi/