Telegrafi

Formacionet bazë: Interi dëshiron të kthehet te fitorja ndaj Brescias

Interi është mysafir i Brescias në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A që zhvillohet në Stadio Mario Rigamonti.

Nerazzurrët hyjnë në këtë sfidë pas barazimit ndaj Parmas, prandaj do të përpiqen të marrin pikë të plota, duke qenë se janë favoritë.

Vendasit, nga ana tjetër, pësuan humbje nga Genoa në fundjavë dhe janë në zonën e rrezikut në tabelë.

Trajnerët Eugenio Corini dhe Antonio Conte i kanë përgatitur formacionet startuese për këtë përballje.

Formacioni startues i Brescias: Alfonso; Sabelli, Cistana, Gastaldello; Mateju, Bisoli, Tonali, Romulo, Mangraviti; A Donnarumma, Balotelli.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez.

/Telegrafi/