Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Dortmundi luan përballë Sportingut

Borussia Dortmundi është nikoqir i Sporting Lisbonës në Signal Iduna Park, në takimin e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

BVB arkëtoi pikë të plota në sfidën e parë në udhëtim te Besiktasi, derisa ekipi portugez humbi me rezultat të thellë si mysafir i Ajaxit.

Dy trajnerët, Marco Rose dhe Ruben Amorim, i kanë zgjedhur formacionet, me të cilat do ta nisin takimin e vlefshëm për Grupin C.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Witsel; Bellingham, Dahoud; Reus; Hazard, Malen.

Formacioni startues i Sporting CP: Adan; Neto, Coates, Feddal; Pedro Porro, Palhinha, Matheus Nunes, Reis; Sarabia, Paulinho, Tiago Tomas.

/Telegrafi/

Exit mobile version