Telegrafi

Formacionet bazë: City luan si mysafir i Southamptonit

Manchester City është mysafir i Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Ligën Premier.

Citizens e kanë humbur garën për titull ndaj Liverpoolit, ndërkohë që e ruajnë pozitën e dytë në tabelë.

Southamptoni, nga ana tjetër, nuk rrezikon rënien nga liga, si edhe ndodhet larg zonës evropiane.

Trajnerët Ralph Hasenhuettl dhe Pep Guardiola i kanë gati skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Southamptonit: Ederson, Cancelo, E Garcia, Laporte, Zinchenko, Fernandinho, D Silva (C), Bernardo, Mahrez, G Jesus, Sterling.

Formacioni startues i Manchester Cityt: McCarthy, Walker-Peters, Bertrand, Bednarek, Stephens, Romeu, Ward-Prowse, Armstrong, Redmond, Adams, Ings.

/Telegrafi/