Chelsea është mysafir i Malmos në Eleda Stadion për ndeshjen e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Blutë ndodhen në pozitën e dytë në Grupin H, ku i kanë arkëtuar gjashtë pikë nga dy fitore dhe një barazim.
Ndërkaq, skuadra suedeze i ka humbur të tri takimet e para dhe qëndron në vend të fundit në grup.
Trajnerët Jon Dahl Tomasson dhe Thomas Tuchel i kanë zgjedhur lojtarët që do t’i përfshijnë në njëmbëdhjetëshat e tyre startues.
Formacioni startues i Malmos: Dahlin; Nielsen, Brorsson, Ahmedhodzic, Pena; Berget, Innocent, Rakip, Rieks; Colak, Nanasi.
Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Thiago Silva, Christensen, Rudiger; Azpilicueta, Loftus-Cheek, Jorginho, Marcos Alonso; Ziyech, Hudson-Odoi; Havertz.
/Telegrafi/