Në Brestovik të Pejës, Besa dhe Drenica zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nikoqire ka nevojë për pikë, duke qenë se në dhjetë javët e para ka arkëtuar vetëm pesë pikë.
Në anën tjetër, mysafirët vijnë pas fitoreve të njëpasnjëshme dhe pozicionohet në vend të pestë me 14 pikë të grumbulluara.
Formacioni startues i Besës: Kolaj, Ajdini, Sçekiç, Breno Matos, Lucas Sebastian, Sheqerolli, Halili, Tahiri, Brruti, Salihu, Xhaka.
Formacioni startues i Drenicës: Hasi, Dushi, Zeqaj, Fazliu, Elshani, Hamiti, Dumani, Bejta, Doshllaku, Miftaraj, Mëziu.
Takimi ndërmjet Besës dhe Drenicës në stadiumin “Tahir Vokshi” fillon në orën 13:30. /Telegrafi/