Bayern Munichu është mysafir i Celticut për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët kanë gjashtë pikë nga dy xhirot e para, me dy fitore dhe një humbje.
Noch 3️⃣ Stunden bis zum Anstoß! Joshua #Kimmich gibt die Marschroute vor 💪 #packmas pic.twitter.com/J5BdmI0kbQ
— FC Bayern München (@FCBayern) October 31, 2017
Nga ana tjetër, Celticu ka regjistruar vetëm një fitore dhe dy humbje, ashtu që numëron tri pikë.
Ekipi i Brendan Rodgers nuk guxon të humbë në këtë ndeshje, pasi thuajse do t’i humbte gjasat për kualifikim të mëtutjeshëm.
Nga ana tjetër, edhe skuadra e Jupp Heynckes duhet të fitojë, për të qenë në rrugë të mbarë për kualifikim.
#UCL nights at Paradise… 😍
See you all later for #CELFCB! 👋 pic.twitter.com/F9YiyAmRgK
— Celtic Football Club (@CelticFC) October 31, 2017
Formacioni startues i Celticut: Gordon; Lustig, Bitton, Boyata, Tierney; Armstrong, Brown; Forrest, McGregor, Sinclair; Dembele.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Rafinha, Sule, Boateng, Alaba; Martinez, Tolisso, Vidal; Robben, James, Coman.
Ndeshja tjetër e Grupit B zhvillohet ndërmjet Paris Saint Germainit dhe Anderlechtit. /Telegrafi/