Telegrafi

Formacionet bazë: Bayerni në kërkim të triumfit ndaj Leipzigut

Bayern Munichu është nikoqir i RasenBallsport Leipzig për ndeshjen e xhiros së 16-të në Bundesligan gjermane.

Bavarezët pozicionohen në vend të tretë në tabelë me 30 pikë të arkëtuara, nëntë më pak se lideri Borussia Dortmund.

Për këtë arsye të zgjedhurit e Niko Kovac do të tentojnë të fitojnë pikë të plota në mënyrë që të ruajnë afërsinë me kreun e tabelës.

Duke qenë se ndeshja zhvillohet në Allianz Arena, Bayerni ka një përparësi më shumë për ta fituar këtë përballje.

Mirëpo, Leipzigu i ka vetëm dy pikë më pak se kampioni në fuqi, prandaj trajneri Ralf Rangnick i ka përgatitur taktikat e tij për t’u shkaktuar telashe bavarezëve.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Goretzka; Gnabry, Muller, Coman; Lewandowski.

Formacioni startues i RasenBallsport Leipzig: Gulacsi, Klostermann, Konaté, Upamecano, Halstenberg, Demme, Kampl, Laimer, Bruma, Werner, Poulsen.

/Telegrafi/