Telegrafi

Formacionet bazë: Bayerni kërkon kualifikimin në ndeshjen ndaj Benficas

Bayern Munichu është nikoqir i Benficas në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët janë favoritë në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, kur kihet parasysh se takimi zhvillohet në Allianz Arena.

Skuadra gjermane ka regjistruar tri fitore dhe një barazim në katër sfidat e mëparshme dhe me 10 pikë të arkëtuara qëndron në krye të grupit.

Një barazim në këtë përballje do ta kualifikonte ekipin e Niko Kovacit në 1/8 e finales në garën më të madhe evropiane për klube. Mirëpo, nuk do ta kishte të sigurt pozitën e parë në grup.

Nga ana tjetër, ta zgjedhurit e Rui Vitorias do të përpiqen të nxjerrin rezultat më të mirë për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer: Kimmich, Sule, Boateng, Alaba; Ribery, Goretzka, Rafinha, Robben; Lewandowski, Muller.

Formacioni startues i Benficas: Odysseas; Andre Almeida, Ruben Dias, Conti, Grimaldo; Fejsa, Gabriel, Pizzi; Rafa, Cervi, Jonas.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit të Amsterdamit. /Telegrafi/