Telegrafi

Formacionet bazë: Barca nikoqir i Sociedadit

(Foto: Getty Images)

Barcelona luan kundër Real Sociedadit në ndeshjen e fundit sezonale në kampionatin spanjoll.

Është një ditë festive në Camp Nou, pasi katalunasit e kanë fituar më herët titullin e La Ligas për sezonin 2017/2018.

Blaugranët numërojnë 90 pikë pas 37 javësh, nga 27 fitore, nëntë barazime dhe vetëm një humbje.

Barca është shpallur më herët kampioni i La Ligas për sezonin 2017/2018 (Foto: Getty Images)

Sociedadi është në vend të dhjetë në tabelë, e ka siguruar qëndrimin në elitë dhe nuk ka ndonjë objektiv për këtë sfidë.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Imanol Alguacil do ta drejtojnë me qetësi këtë përballje ndërmjet skuadrave të tyre.

Formacioni bazë i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Mina, Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Coutinho, Dembele, Suarez.

Formacioni bazë i Real Sociedadit: Moya, Llorente, Elustondo, Navas, de la Bella, Illarramendi, Juanmi, Januzaj, Zurutuza, Mikel, Jose.

/Telegrafi/