Telegrafi

Formacionet bazë: Atletico planifikon të kthehet te fitorja ndaj Granadas

Atletico Madridi luan si mysafir i Granadas në Estadio Nuevo Los Carmenes për ndeshjen e xhiros së 19-të në La Liga.

Los Rojiblancos mbajnë vendin e pestë në tabelë me një pikë më pak se Rayo Vallecano që ndodhet një pozitë më lartë.

Granada është e 15-ta në tabelë me 19 pikë të grumbulluara deri më tani.

Strategët Robert Moreno dhe Diego Simeone do t’i vënë përballë taktikat e tyre përmes formacioneve të përzgjedhura.

Formacioni startues i Granadas: Maximiano; Arias, Germán, Torrente, Neva; Machis, lsma Ruiz, Luis Milla, Puertas; Luis Suárez, Jorge Molina.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Felipe, Kondogbia, Hermoso; Trippier, Carrasco, Koke, De Paul, Lemar; Joao Felix, Luis Suarez.

/Telegrafi/