Telegrafi

Formacionet bazë: Atletico dëshiron të përfshihet në top-katërshe me takimin ndaj Villarrealit

Atletico Madridi është mysafir i Villarrealit në Estadio de la Ceramica, ku zhvillohet ndeshja e javës së 21-të në La Liga.

Los Rojiblancos janë në vend të pestë në renditje, mirëpo kanë një pikë më pak se pozita e katërt (që mbahet nga Real Sociedadi).

Nëndetësja e Verdhë mban vendin e tetë në tabelë me 28 pikë të arkëtuara, katër më pak se kundërshtari i kësaj sfide.

Strategët Unai Emery dhe Diego Simeone i kanë zgjedhur formacionet që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan; Capoue, Parejo, Trigueros; Moi Gomez, Alberto Moreno; Gerard.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Llorente, Felipe, Hermoso, Lodi; Carrasco, De Paul, Kondogbia, Lemar; Matheus Cunha, Correa.

/Telegrafi/