Site icon Telegrafi

Formacionet bazë: Arsenali duhet ta mposhtë Burnleyn dhe të shpresojë në mrekulli

Arsenali është mysafir i Burnleyt në ndeshjen e fundit sezonale në Ligën Premier në kërkim të një mrekullie për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë duhet të fitojnë me shumë gola duke shpresuar që Tottenham Hotspur humb me shumë gola, ashtu që ta kalojë golaverazhin prej tetë golash.

Nga ana tjetër, Burnley e ka siguruar mbijetesën dhe nuk ka ndonjë objektiv në këtë përballje.

Trajnerët Sean Dyche dhe Unai Emery i kanë gati formacionet për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Burnleyt: Heaton; Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor; Hendrick, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Lichtsteiner, Mustafi, Mavropanos, Monreal; Guendouzi, Mohamed Elneny, Iwobi; Willock; Mkhitaryan, Aubameyang.

/Telegrafi/

Exit mobile version