Telegrafi

Formacion i pazakontë i reve: Syri që shikon nga qielli! (Foto)

Graham Telfod nga Britania e Madhe, e ka fotografuar formimin e pazakontë në qiell, që ngjan shumë me syrin.

Burri 46-vjeçar ka qenë duke shëtitur, kur i ka parë papritmas retë që kishin krijuar imazhin e çuditshëm, transmeton Telegrafi.

Syri i krijuar në qiell nga lëvizja e reve

“Më dukej sikur dikush po më shikonte dhe u ndjeva i habitur. Sapo e fotografova, u zhduk menjëherë”, ka shkruar Telford lidhur me rastin.

Aktivistë të teorive konspirative këtë e kanë konsideruar si vepër e jashtëtokësorëve, e njohës të meteorologjisë kanë dhënë një shpjegim të thjeshtë.

“Kur frynë erë e fortë dhe e lagësht nëpër terrene të thepisura, bën që të krijohen re të rrumbullakëta. Këtë herë, është formuar diçka që ngjanë me syrin” është komentuar ky fenomen. /Telegrafi/