Site icon Telegrafi

Sulm hakerik, preken dosjet e rreth 143 milionë njerëzve

Forma kreditore amerikane (Ekuifax) kumtoi se kanë qenë viktima të një sulmi të rëndë hakerik nga i cili janë prekur 143 milionë klientë amerikanë, që është pothuajse gjysma e popullatës në SHBA.

Ekuifaks e ka zbuluar problemin më 29 korrik dhe “urgjentisht kanë reaguar” ku është kërkuar hetim nga firma për siguri kompjuterike për vlerësimin e dëmeve.

Është ironike, por Ekuifaks është e specializuar për mbrojtje dhe analizë të të dhënave financiare dhe personale të klientëve të cilët kërkojnë kredi nga banka apo organizata kreditore nga e mbarë bota.

“Hakerët kanë hyrë përmes faqes amerikane dhe kanë fituar qasje deri te dosjet mes majit dhe korrikut. Nga incidenti janë prekur potencialisht rreth 143 milionë klientë në SHBA”, theksoi në kumtesë Ekiufaks.

Përveç të dhënave personale hakerët kanë marrë edhe numra të kartelave kreditore të 209.000 klientëve amerikanë si dhe dokumente të besueshme për kredi të 182.000 njerëzve.

Ekuifaks është me seli në Atlanta, Forma analizon të dhëna të mbi 820 milionë të persona fizikë dhe mbi 91 milionë të personave juridik në mbarë botën.

Exit mobile version