Nice ka befasuar të gjithë në këtë fillim sezoni.
Pas 11 javësh skuadra e drejtuar nga Lucien Favre është në vendin e parë 29 pikë, e ndjekur nga Monaco dhe PSG me nga 23 pikë.
Nice nuk ka asnjë humbje në Ligue 1, ka vetëm dy barazime dhe nëntë fitore.
Një sulm me shumë gola dhe një mbrojte stabile, ky është çelësi i suksesit për skuadrën franceze të cilët kanë shënuar deri më tani 24 gola dhe kanë pranuar vetëm tetë.
Dy lojtarët me më së shumti gola janë Alassane Plea me shtatë gola në tetë takime dhe Mario Balotelli me gjashtë në pesë paraqitje. /Telegrafi/