Ai ende mund të dhurojë spektakël. David Beckham ka kthyer kohën pas në të shtunën e fundjavës që lamë pas, kur legjendat e Manchester Unitedi u përballën me ata të Bayern Munichut në një ndeshje bamirëse.
44-vjeçari bëri një pasim nga 50 metra duke kombinuar me bashkëlojtarin Gary Neville, duke e dhënë atë ndjesinë se ata nuk janë pensionuar asnjëherë dhe duke shënuar në kohën shtesë, e që festa ishte e madhe.
Shumë tifozë e kanë vlerësuar performacën e Beckhamit, duke shkuar edhe më larg se ai mund të luante ende pa problem për Manchester Unitedin e Ole Gunnar Solskjaer në sezonin e ri.
https://twitter.com/RedDevilBible/status/1132878444277239808
Nën menaxhimin e Sir Alex Ferguson, Paul Scholes, Nicky Butt dhe Jaap Stam, me legjendat e tjera, e mposhtën Bayern Munichun me rezultat të thellë 5-0.
Tifozët kishin kënaqësi t’i shohin edhe një herë legjendat e dy skuadrave në aksion, por pasimi i Beckham ishte më të vërtetë për t’u shijuar. /Telegrafi/
#Beckham ! What a goal @davidbeckham ! Lol #ComeOnUnited #GGMU #ManUtd pic.twitter.com/TqTgpW74Te
— PrimeTimeRupiLal (@PrimeTimeRupi) May 26, 2019