Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Mallorcas.
Sulmuesi kosovar po shënon vazhdimisht, teksa është rritur edhe vlera e tij falë formën së shkëlqyer.
Deri më dje Muriqi vlente 10 milionë euro, por tani faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, i ka caktuar vlerën e re prej 15 milionë euro.
28-vjeçari ka shkëlqyer me faenllën e Mallorcas këtë sezon, ku në 25 ndeshje mes La Ligas dhe Copa del Rey, ka realizuar 11 gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Megjithatë përkundër se vlera e tij është rritur, kjo nuk është vlera më e lartë që e ka pasur ylli kosovar ndonjëherë nga Transfermarkt.
Vlera më e lartë e prizrenasit ishte në vitin 2020, kur vlerësohej 17 milionë euro.
Reprezentuesi kosovar synon që formën e mirë ta shfrytëzojë edhe te Kosova në ndeshjet e muajit mars ku luan në udhëtim te Izraeli dhe Dardanët presin Andorrën. /Telegrafi/