Telegrafi

Forma e Rooneyt ngazëllen Capellon

Rooney ka shënuar 27 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke e bërë italianin të lëshojë lëvdata në drejtim të tij.

“Wayne është i jashtëzakonshëm, ai është i talentuar dhe ka dëshirë për të mësuar. Ferguson e ka mësuar mirë, ndërsa mua më është dashur vetëm ta gdhend. I kam thënë atij se ai duhet të luajë brenda kuadratit dhe duhet të vazhdojë të shënojë gola”, ka thënë Capello.

Dhe Capello beson se largimi i ish-yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, është rezultat i përmirësimit dhe qëndrueshmërisë së Rooneyt./Telegrafi/