Fernando Santos ka zbuluar listën e ekipit kombëtar të Portugalisë.
Kjo e fundit do të zhvillojë dy miqësore ndaj Arabisë Saudite (10 nëntor) dhe SHBA-së (14 nëntor).
Trajneri portugez nuk e ka ftuar në kombëtare pas një kohe të gjatë edhe sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Lojtari do të qëndrojë në Madrid, ku do të stërvitet për të rikthyer formën e humbur dhe të përgatitet për takimin e 18 nëntorit kundër Atletico Madridit.
Theksojmë se CR7 deri më tani ka shënuar vetëm një gol në ligën elitare spanjolle dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Lista e plotë:
Portierët: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe) dhe José Sá (FC Porto)
Mbrojtës: Antunes (Getafe), Edgar Le (Lille), Kevin Rodrigues (Real Sociedad), Joao Cancelo (Inter), Luis Neto (Fenerbahçe), Nelson Semedo (Barcelona), Pepe (Besiktas), Ricardo Ferreira (SC Braga) and Ricardo Pereira (FC Porto)
Mesfushorë: Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Sporting), Danilo Pereira (FC Porto), Joao Mario (Inter), Manuel Fernandes (Lokomotiv) and Rúben Neves (Wolverhampton)
Sulmues: Andre Silva (Milan), Bruma (RB Leipzig), Eder (Lokomotiv), Gelson Martins (Sporting), Gonçalo Guedes (Valencia) and Rony Lopes (Monaco). /Telegrafi/