Site icon Telegrafi

Forma e buzëve zbulon a është frigjide apo përjeton orgazëm të fuqishme

Kush do të thoshte që forma e buzëve mund të zbulojë aq shumë për orgazmën e saj.

Afrojuni pasqyrës dhe shikoni zonat midis buzës së sipërme dhe hundës, e cila i bashkon, dhe e cila është e njohur me emrin filtrum.

Menjëherë nën fundin e filtrumit, në qendër të buzës suaj të sipërme, ekziston pjesa e vogël, të cilët shkencëtarët e quajnë tuberkulum.

Pikërisht për atë pjesë të vogël është zbuluar që mund të ketë shumë lidhje me orgazmën femërore, transmeton Telegrafi.

Psikologët e Universitetit të Skocisë anketuan 258 femra nga 18 deri 35 vjeç, të cilat për dobi të hulumtimit kanë përshkruar pamjen e buzëve të tyre dhe përjetimet seksuale.

Sipas hulumtimit, buzët e fryra janë më tërheqëse për meshkujt dhe mbase mund ta përcaktojnë edhe kënaqësinë seksuale të femrave.

Në fakt, femrat që kanë buzën e sipërme në formë të shkronjës M kanë 12 herë më shumë gjasa për të arritur orgazëm gjatë masturbimit. Gjegjësisht, 95% e të anketuarve me këtë lloj forme thanë se munden të arrijnë orgazëm vetëm, kurse 60% me formën e buzëve të rrafshëta munden të arrijnë orgazëm në kushte të njëjta.

Ekspertët kanë shpjeguar gjithashtu se hulumtimi i përkushtohet më shumë aftësisë së një gruaje të përjetojë orgazëm gjatë masturbimit dhe jo gjatë marrëdhënieve seksuale me partnerin, çka ka nxjerrë në pah edhe një fakt, e ai është se forma e buzëve është e lidhur me zhvillimet e mitrës.

Përndryshe kjo nuk është hulumtimi i parë në lidhje me formën e buzëve të femrave dhe arritjes së kulminacionit, prandaj profesori i psikologjisë Stuart Browdi i ka shtyrë pretendimet se gratë me buzë që kanë formë të theksuar munden shumë më lehtë dhe më intensivisht të arrijnë orgazëm. /Telegrafi/

Exit mobile version