Telegrafi

Forlan: Vështirë ta fitoj edhe njëherë Këpucën e Artë

Uruguaiani u shpall për herë të parë si golashënuesi më i mirë në Evropë në sezonin 2004/2005, si lojtar i Villarrealit, atëherë kur e ndau çmimin me Thierry Henry (Arsenal), pasi që të dytë kishin shënuar nga 25 gola.

Ndërsa sezonin e kaluar, Forlan ishte sërish golashënuesi më i mirë në Evropë me 32 gola, duke iu bashkëngjitur yjeve, si Thierry Henry, Mario Jardel, Ally McCoist, Fernando Gomes, Dudu Georgescu, Gert Muller dhe Eusebio, të cilët e kanë fituar nga dy herë këtë çmim.

“Është vështirë për ta fituar Këpucën e Artë për të tretën herë, mirëpo gjithmonë ekziston shpresa dhe asnjëherë nuk i dihet. Jam i lumtur që kam fituar dy herë Këpucën e Artë dhe jam i lumtur që gjendem në një skuadër të madhe si Atletico”, ka thënë Forlan të enjten kur edhe iu nda çmimi- Këpuca e Artë.