Telegrafi

Forlan vazhdon marrëveshjen me Atleticon

Forlan tashmë një kohë të gjatë ishte në negociata me drejtuesit e Atletico Madrid dhe sipas mediave spajolle ai ka nënshkruar marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë atë në Vicente Calderon deri në vitin 2013.

Uruguaiani arriti në Atletico në vitin 2007 nga radhët e Villarrealit, gjatë një transferimi të vlefshëm 21 milionë euro.

Sulmuesi sezonin e kaluar shkëlqeu duke shpënuar 32 gola në 33 ndeshje në La Liga, duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, si edhe duke fituar Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë.