Telegrafi

Forlan: Nuk kthehem te United

Njëri nga trajnerët në stafin e Sir Alex Ferguson, Rene Muhlesteen kishte zbuluar disa nga mesazhet që ai kishte shkëmbyer me Forlanin, me këtë të fundit që i shkroi se ai ka dëshirë të kthehet te Unitedi.

“Unë jam shumë i lumtur në Madrid dhe unë kam edhe tre vite në kontratën time me Atleticon. Unë nuk do të shkoj te Unitedi. Tani dua të kem një sezon tjetër të mirë, apo edhe më të mirë se ky që posa përfundoi”, ka thënë Forlan. /Telegrafi/