Telegrafi

Forlan: Juventusi? Vetëm spekulim!

“Juventusi është një klub i rëndësishëm, por është vetëm spekulim. Unë bisedova me presidentin e Atletico Madridit, por ne nuk kemi folur për këtë. Ishte një bisedë normale. Unë kam edhe tre vite në kontratën time dhe jam i kënaqur. Më pëlqen Atletico dhe jam shumë mirë. Kjo është e vërteta”, theksoi Forlan për AS.

Forlan ka qenë një nga figurat kryesore të Botërorit të sivjetmë, pas paraqitjeve fenomenale të tij në fanellën e Uruguait. /Telegrafi/