Telegrafi

Forlan i gatshëm ta heshtë Fulhamin

Ish-sulmuesi i Manchester United është i ngazëllyer që ka shënuar në secilën ndeshje gjysmëfinale kundër Liverpoolit.

“Të shënosh gola gjithmonë është diçka e këndshme. Të shënoja kundër Liverpooli ka qenë bukur pasi jam një fans i Manchester United. Por nëse shënoj kundër Fulhamit kjo do të thotë më shumë. Dhe do të dal në fushë dhe do të përpiqem të shënoj dhe të fitoj kupën”.

“Jam sulmues dhe do të përpiqem të shënoj, por gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë. Ne dëshirojmë të fitojmë dhe të bëhemi kampionë. Kam imagjinuar duke fituar kupën dhe e kam fotografinë në mendje”, ka thënë Forlan. /Telegrafi/