Telegrafi

Forlan: Gjithnjë do të jem tifoz i United

“Chelsea ka një ndeshje të vështirë ndaj Liverpoolit. Ata janë të zhgënjyer pasi u eliminuan nga ne dhe do të kërkojnë fitoren, prandaj do ta shikoj këtë takim. Nuk do të jetë lehtë për Unitedin te Sunderlandi, por natyrisht se unë shpresoj që United do ta fitojë titullin. Unë ende jam tifoz i United dhe gjithnjë do të jem”, deklaroi për Forlan për News of the World.

Nëse Chelsea dështon të mposhtë Liverpoolin dhe United fiton në Stadiumin e Dritave të Sunderlandit, atëherë Djajtë e Kuq do të ngjiteshin në pozitën e parë, një javë para fundit të Ligës Premier. /Telegrafi/