Telegrafi

Forlan drejt Barcelonës?

Agjenti i lojtarit dje ishte në Barcelona për të diskutuar të ardhmen e sulmuesit paraguaian. Siç bën të ditur El Mundo Deportivo, ai është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Txiki Begiristain, për të diskutuar mundësinë e kalimit të Forlan në Camp Nou gjatë kësaj vere.

Barcelona është duke menduar transferimin e Forlan, pas dështimeve për të arritur marrëveshje me sulmuesin e Valencias, David Villa, dhe atë të Interit, Zlatan Ibrahimovic.

Blaugranët vazhdimisht lidhen edhe me një angazhim të një lojtari tjetër të Atleticos, Sergio Aguero, edhe pse klubi i tij ka pohuar se argjentinasi do të luajë në Vicente Calderon edhe sezonin e ardhshëm.