Telegrafi

Forest Whitaker shkurorëzohet nga gruaja pas 20 vitesh martesë

Keisha Nash Whitaker dhe Forest Whitaker (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for AFI/Guliver)

Forest Whitaker ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga gruaja e tij, Keisha Nash Whitaker, pas më shumë se 20 vitesh martesë – shkruan TMZ.

Çifti u njoftua gjatë xhirimit të filmit “Blown Away” në vitin 1994, ndërsa u martuan dy vite më pas në Xhamajka.

Forest Whitaker dhe Keisha Nash Whitaker (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Nuk është bërë e ditur arsyeja që ka sjellë deri te vendimi për t’u ndarë, ndërsa në dokumente janë përmendur “dallime të pariparueshme”.

Lexo po ashtu Lajmet për Forest Whitaker

Ata kanë katër fëmijë, dy vajza së bashku(Sonnet dhe True), aktori e ka një djalë nga një lidhje tjetër (Ocean), sie dhe Keisha e ka një vajzë nga lidhje e mëparshme (Autumn).

Forest Whitaker dhe Keisha Whitaker (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se për performancën e tij në filmin “The Last King of Scotland” (2006), ku luajti rolin e diktatorit të Ugandës, Idi Amin, Whitaker fitoi një sërë çmimesh të rëndësishme.

Në mesin e tyre, çmimin Oscar, BAFTA, Golden Globe, National Board of Review Award, Screen Actors Guild Award dhe shumë vlerësime të tjera.

Në këtë mënyrë, ai është bërë aktori i katërt me ngjyrë që e fiton çmimin e Academy Awards, krahas Sidney Poitier, Denzel Washington dhe Jamie Foxx. /Telegrafi/