Forest Whitaker ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga gruaja e tij, Keisha Nash Whitaker, pas më shumë se 20 vitesh martesë – shkruan TMZ.
Çifti u njoftua gjatë xhirimit të filmit “Blown Away” në vitin 1994, ndërsa u martuan dy vite më pas në Xhamajka.
Nuk është bërë e ditur arsyeja që ka sjellë deri te vendimi për t’u ndarë, ndërsa në dokumente janë përmendur “dallime të pariparueshme”.
Ata kanë katër fëmijë, dy vajza së bashku(Sonnet dhe True), aktori e ka një djalë nga një lidhje tjetër (Ocean), sie dhe Keisha e ka një vajzë nga lidhje e mëparshme (Autumn).
Theksojmë se për performancën e tij në filmin “The Last King of Scotland” (2006), ku luajti rolin e diktatorit të Ugandës, Idi Amin, Whitaker fitoi një sërë çmimesh të rëndësishme.
Në mesin e tyre, çmimin Oscar, BAFTA, Golden Globe, National Board of Review Award, Screen Actors Guild Award dhe shumë vlerësime të tjera.
Në këtë mënyrë, ai është bërë aktori i katërt me ngjyrë që e fiton çmimin e Academy Awards, krahas Sidney Poitier, Denzel Washington dhe Jamie Foxx. /Telegrafi/