Kohë më parë, Ford ka prezantuar motorin e modelit të ri Mustang, që do të lansohet më 2019.
Për të ishte thënë se do të jetë 5.2-litra V8, se do të ketë fuqi shumë të mëdha, mirëpo nuk ishin dhënë më shumë detaje, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, reporterët që merren me vetura të reja dyshojnë se e kanë parë këtë Mustang teksa testohet në rrugë me shtresën për kamuflazh.
Bazuar në gjerësinë që ka dhe hapjet e mëdha aerodinamike, besohet se bën pjesë në grupin e makinave sportive, që janë shumë të shpejta.
Sipas burimeve të afërta me Fordin, ky Mustang pritet të prezantohet zyrtarisht brenda disa javëve. /Telegrafi/