Telegrafi

Ford zvogëloi borxhet

Operacioni do t`i mundësojë „Ford"-it që t`i zvogëlojë për 500 milionë dollarë kamatat në bazë të borgjit që duhet ta paguajë, bëhet e ditur në kumtesën e kompanisë.

Aksionet e kompanisë automobilistike në bursën në Nju-Jork dje u rritën për 0,92 për qind deri 3,28 dollarë pak pas fillimit të tregtisë.

Tri kompanitë nacionale automobilstike filluan procesin e vështirë të ristrukturimit, që u ndërlikua edhe më shumë për shkak të shkatërrimit të tregut amerikan.

Konsiderohet se „Ford"-i është në pozitë më të mirë në krahasim me kompanitë tjera. Kompania nuk kërkoi ndihmë shtetërore, përderisa „Gjeneral Motors" dhe „Krajsler" fituan 17,4 miliardë dollarë ndihmë federale dhe ende janë të përballur me bankrot, për shkak se nuk arritën të mbarojnë elemente kryesore për përtëritjen e tyre.