Makina e re SUV nga Ford, do të jetë e bazuar në modelin Fiesta
Me të larguar nga prodhimi të gjitha makinat e pasagjerëve nga linja Mustang, Ford ka nisur punën në zgjerimin e makinave SUV, transmeton Telegrafi. Derisa e ka prezantuar Explorer, në pritje është Bronco i ri si dhe shumë SUV tjerë me formate më të vogla.
Kohë më parë është bërë e ditur, se Ford do ta zëvendësojë EcoSport, me një makinë më të vogël se Bronco. Spiunët që merren me makinat e reja, e kanë parë teksa testohej kjo veturë, që ngjante shumë me një Fiesta, por që ka pësuar ndryshime të konsiderueshme.
Derisa Fiesta është në model shumë i kërkuar, që kur u lansuar në vitin 2017, EcoSport nuk ka qenë aq shumë i kërkuar. Ky zëvendësim po konsiderohet si i mirë menduar, që pritet t’i sjellë Fordit përfitime të mëdha.
Kjo makinë pritet të lansohet më 2020, për të rivalizuar me Volkswagen T-Cross dhe Nissan Juke. /Telegrafi/