Kompania me bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, do të huazojë nga Mercedes-Benz teknologjinë e lartë, për ta vendosur në makinat e modelit Fiesta.
Sistemi teknologjik, do të jetë nga modeli S-Class dhe do të përfshijë një varg përparësive për shoferin, transmeton Telegrafi.
Mundësia e vet-parkimit pritet të jetë gjëja kryesore që do të përfshijë, ndërsa posedon edhe disa aftësi të tjera.
Mundësia që të alarmojë për kalimtarët dhe makinat në lëvizje, si dhe përshtatja e shpejtësisë në raste të ndeshjeve të lehta, do të jenë po ashtu pjesë e këtij sistemi.
Megjithatë, nuk bëhen të ditura detajet se çfarë do të përmbajë konkretisht, apo kur do të përfshihet bashkëpunimi mes Ford dhe gjigantit gjerman.
E tëra që dihet është se Fieta e re, që e përmban këtë sistem të teknologjisë do të ketë çmim mjaftë të madh. /Telegrafi/