Ford ka ulur pothuajse në gjysmë çmimin e abonimit të tij për asistencën e vozitjes pa duar.
Para 1 tetorit, asistenca BlueCruise ishte e disponueshme me 2,100 dollarë për tre vjet, 800 dollarë për një vit ose 75 dollarë në muaj.
Tani, mund ta keni për 495 dollarë në vit, ose 49,99 dollarë në muaj.
Ose nëse nuk dëshironi një abonim, ekziston një opsion i ri blerjeje një herë për 2,495 dollarë, përcjell Telegrafi.
Fillimisht e ofruar vetëm në Mustang Mach-E dhe F-150 Lightning EV, BlueCruise tani është në dispozicion për F-150, Expedition, Explorer dhe të gjitha modelet Lincoln.
Një abonim njëvjeçar është standard në disa modele, por të gjitha nivelet e modelimit me BlueCruise në dispozicion do të përfshijnë një provë 90-ditore për t’u dhënë blerësve të rinj një shans për ta provuar atë.
Ford nuk ofroi një arsye për rënien e çmimit, por nuk është sekret që blerësit nuk janë shumë të kënaqur me shërbimet e abonimit në përgjithësi.
Kjo vlen për të gjithë prodhuesit e automjeteve, kështu që Ford duke ulur koston e tij BlueCruise, mund ta bëjë teknologjinë më tërheqëse për klientët e mundshëm. /Telegrafi/