Telegrafi

Ford tërheq 1.4 milionë makina nga tregu

Ford është duke tërhequr 1.4 milion automjete nga tregu, pasi kanë defekt me rrotat, të cilët mund lirohen dhe madje edhe të dalin nga vendi gjatë kohës kur makina është në lëvizje.

Prodhuesi i makinave thotë se bulonat e rrotave mund të lirohen me kalimin e kohës dhe është në dijeni të dy aksidenteve dhe një dëmtimi që mund të jenë shkaktuar nga ky problem, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu, Ford tha se kur shoferët ndryshojnë në mënyrë të përsëritur shpejtësitë, atëherë bulonat e rrotës konsumohen para kohe, duke dëmtuar pllakën e presionit.

Modelet e prekura janë Ford Fusion dhe Lincoln MKZ, të dyja modelet i përkasin viteve 2014-2018.

Vetëm në SHBA janë duke u tërhequr mbi 1.3 milion makina, ndërsa pjesa tjetër janë në Kanada dhe Meksikë. /Telegrafi/