Site icon Telegrafi

‘Ford’ do të investojë 4 miliardë dollarë në makinat autonome

Gjiganti i prodhimit të makinave “Ford Motors” deri në vitin 2023 pritet t’i shpenzojë katër miliardë dollarë për të prodhuar makina autonome, ku një miliard dollarë do të investohen në “Argo AI”.

“Ford” njoftoi krijimin e kompanisë “Ford Autonomus Vehicles”, e cila do të shërbejë si shtëpia e makinave me sistem vetëdrejtimi, përcjell Telegrafi.

Në muajin e kaluar, kompania bëri publike planet për të transformuar një hapësirë në Detroit në qendrën e makinave autonome dhe elektrike dhe se mbi 2,500 punëtorë do të punojnë pranë kësaj hapësire.

Sipas revistës “Forbes”, vlera e tregut të kësaj kompanie është 44.6 miliardë dollarë dhe ka mbi 202 mijë punëtorë. /Telegrafi/

Exit mobile version